Telegrafi

Defoe: Më kërkoi Juventusi, doja vetëm Tottenhamin

Jermain Defoe duke festuar një nga golat e tij me Tottenhamin (Foto: Getty Images)

Aktualisht sulmuesi i Bournemouthit, Jermain Defoe, ka thënë se më herë gjatë karrierës së tij mund të kalonte te Juventusit.

Anglezi u rikthye te Tottenham Hotspuri në sezonin 2008-09, por 35-vjeçari ka zbuluar se kishte edhe ofertë nga klubi me bazë në Torino.

“Kur u largova nga Tottenhami dhe shkova te Portsmouthti me Harry Redknapp, isha aty për një sezon dhe pastaj Harry mori drejtimin e Tottenhamit”.

Jermain Defoe dhe Daniel Sturridge gjatë stërvitjes me Anglinë (Foto: Getty Images)

“Ishte e çuditshme, por e dija që do të ndodhte. Kishte kuptim pasi kisha lidhje me klubin dhe fansat. E kujtoj isha në shtëpi dhe prisja që marrëveshja të përfundonte pasi e dija që ishte afër”.

“Më vonë mora një telefonatë nga dikush që më tha se Juventusi ishte i interesuar. Por, natyrisht unë doja vetëm rikthimin te Tottenhami”.

Lexo po ashtu Gjashtë transferimet më të mira me kosto të ulët në Ligën Premier të bëra gjatë afatit kalimtar të janarit

“Kur marrëveshja me Tottenhamin përfundoi ishte një lehtësim. Disa vende të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, ishte e përkryer për mua”, ka shtuar Defoe.

Defoe ka shënuar 143 gola në dy aventurën te tij te Spurs, ndërsa në karrierë total ka 273 gola.

Ai ka luajtur edhe me West Hamit, Bournemouthit, Portsmouth, Sunderlandit dhe Toronto. /Telegrafi/