Telegrafi

Defoe fton Joe Cole te Tottenhami

“Kur ishim në Afrikën e Jugut, kemi mundur të shohim çdo ditë pasionin dhe dëshirën e tij për t’u përmirësuar. Në stërvitje, ai ishte në formë dhe shumë i fortë, ai e do futbollin, ky është Joe. Kështu që, nëse do të mund ta merrnim një lojtar të tillë në klub, atëherë do të ishte mirë për të gjithë”, theksoi Defoe.

Për Joe Cole që është transfer i lirë, po spekulohet për disa klube të interesuara për të, por favorit mbetet Tottenhami që vitin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe që menaxher e ka njeriun që e zbuloi Joe Cole te West Hami, Harry Redknapp. /Telegrafi/