Telegrafi

Defoe: Ashley Cole më i mirë në botë

Defoe ishte heroi i Anglisë në fitoren ndaj Sllovenisë, fitore kjo që e dërgoi këtë kombëtare në 16-shen e fundit të Kupës së Botës, ku ata do të përballen me Gjermaninë. Por sulmuesi anglez thotë se Cole ka qenë ylli i Anglisë.

“Për mua, Ashley është më i miri në botë. Ai është i shkëlqyeshëm. Energjia e tij është e pabesueshme. Të kesh gjithë atë qëndrueshmëri në nivel aq të lartë për aq gjatë është diçka e veçantë”, ka thënë Defoe. /Telegrafi/