Bavarezët shpresuan në një zvogëlim të vendimit pas apelit ndaj UEFA-s, por pas një seance dëgjimore, trupi vendimmarrës i UEFA-s ka vendosur që të mos dëgjojë për apelin e Bayernit.
Ribery tanimë e ka përfunduar një ndeshje nga tre sa është i suspenduar, pasi që nuk luajti në fitoren prej 3-0 të Bayernit ndaj Lyonit.
Bayerni i Munichut ka edhe mundësi tjetër nëse dëshiron që Ribery të luajë. Bavarezët duhet ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare për arbitrim sportiv (CAS), nëse dëshirojnë që të kontestojnë edhe më tej vendimin e UEFA-s. /Telegrafi/