Telegrafi

Deficiti tregtar në Shqipëri, arrin në 300 milionë dollarë

Në muajin korrik të vitit 2008, u eksportuan rreth 120 milionë dollarë, duke shënuar rënie me 3.7 për qind në krahasim me qershorin, por me një rritje me 18.7 për qind në krahasim me korrikun e 2007-ës.

Nga ana tjetër, importet kanë regjistruar një vlerë prej 410 milionë dollarësh mallra, me një rritje prej 22.4 përqindësh në krahasim me muajin korrik të 2007-ës dhe rritje 3.3 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.

Në këtë mënyrë, deficiti tregtar i këtij muaji shënoi një rritje prej 6.5 përqindësh, krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 24.1 përqindësh krahasuar me korrikun e 2007-ës.