Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 10,4%në muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 493,0 milion euro, krahasuar me deficitin prej 446,5 milion euro në vitin 2023.
Deficiti tregtar ishte 446,5 milion euro në tetor të vitit 2023.
Por, i njëjti është shtuar edhe për mbi 10% këtë tetor, nëse krahasohet me vitin e kaluar, tash kap vlerën e 490 milion eurove sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme .
Ekonomistët thonë se Kosova nuk po punon mjaftueshëm në prodhimin vendor, ani pse per një pasqyrë më të qartë duhet pritur fundin e vitit,
“Kosova nuk ka bërë mjaftë në përkrahjen e prodhuesit vendor, andaj edhe prodhimet vendore mungojnë edhe ato nuk janë konkurruese në treg përkundër faktit që shumë prodhues vendor po bëjnë diferencën edhe në eksporte”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Uran Radoniqi, ekonomist.
Në tetor të 2024-tës Kosova eksportoi 87,3 milion euro, ndërsa importoj 580,3 milion euro, që është një rritje prej 8,6% për eksport, si dhe një rritje prej 10,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Kosova vazhdon të eksportoj më së shumti metalet bazë dhe artikujt prej tyre me mbi 22%, pastaj vinë plastika, goma, ushqimet e përgatitura, pijet, duhani e produktet minerale.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit e përbëjnë produktet minerale, mjetet e transportit, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike e kështu me radhë.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,2 milion euro, ku partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin, Gjermania (10,5%), Italia (3,2%), dhe Holanda (2,7%).
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milion euro, apo 9.3 % me shumë se tetorin e kaluar.
Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria, Maqedonia e Veriut , Serbia, Mali i Zi.
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milion euro, me një rënie prej (-8,2%).
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3%).