Telegrafi

Deficiti në SHBA 222.5 miliardë dollarë

Muaji shkurt regjistron parimisht nivelin më të lartë të deficitit. Por në këtë vit niveli është rekord dhe më i lartë se deficiti 220.91 miliardë dollarë të shkurti të kaluar dhe më pak se parashikimi për 227.5 miliardë dollarë të bërë nga analistët.

Thesari amerikan tha se deficiti në pesë muajt e parë të vitit fiskal 2011 është në 641.26 miliardë dollarë kundrejt 651.6 miliardë në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Megjithatë deficiti parashikohet të rritet krahasuar me një vit më parë pasi administrata Obama parashikon që deri në 30 shtator të këtij viti që mbaron viti fiskal deficiti të arrijë në totalin e 1 trilionë e 645 miliardë dollarë kundrejt 1 trilion e 293 miliardë që u regjistrua në 30 shtatorin e 2010. /Telegrafi/