Telegrafi

Deficiti amerikan mbi një trilion dollar

Sipas raportit më të fundit të zyrës së buxhetit në kongresin amerikan ky deficit është i barabartë me 8.9  për qind i prodhimit bruto vendas për vitin 2010.

Deficiti buxhetor i qeverisë amerikane llogaritur deri në datën 30 shtator 2009 është i barabartë me 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto amerikan.

Statistikat tregojnë se kur nuk kemi ndryshime rrënjësore në ligjet e taksave dhe shpenzimet amerikane atëherë qeveria amerikane përballet me probleme për mbulimin e deficitit buxhetor.

Shtimi i deficitit buxhetor amerikan gjatë viteve të fundit po ndodh në një kohë kur shqetësimi në lidhje me deztabilitetin ekonomik në këtë vend është në rritje. /Telegrafi/