Telegrafi

Deficit rekord tregëtar ne Maqedoni

Deficiti tregtar prej Janarit e deri në Gusht të këtij viti tejkaloi 2 miliardë dollarë. Në shtet gjatë kësaj periudhe kanë hyrë mallra në vlerën prej mbi 4.8 miliardë dollarë, kurse kemi eksportuar produkte që kapin vlerën rreth 2.8 miliardë dollarë.

Më së shumti kemi eksportuar ferronikël, produkte të hekurit dhe çelikut, para së gjithash, produkte të petëzuara si dhe veshje. Më së shumti kemi importuar naftë të papërpunuar, energji elektrike dhe automjete për bartjen e udhëtarëve. Mbulimi i importit me eksport arrin 57 për qind. Ndërkaq, deficiti në Gusht, krahasuar me Korrikun, u rrit për 300 milionë dollarë. Më së shumti eksportuam në vendet – anëtare të BE-së dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, derisa më së shumti importuam nga BE-ja dhe vendet në zhvillim.

Partnerë më të madhej tregtar tanë Serbia, Kosova,Gjermania, Italia, Greqia, Rusia  Bullgaria etj. Një suficit të rëndësishëm realizuam me Serbinë dhe Kosovën si dhe me Greqinë, Bullgarinë dhe Kroacinë. Ndërkaq, deficit më të madh kemi me Rusinë prej ku kemi importuar mallra në vlerën prej gati 750 milionë dollarë, derisa në këtë shtet eksportuam mallra vetëm për 18 milionë dollarë.

Aktualisht, qëndrimi i deritashëm i Qeverisë është se deficiti ka të bëjë edhe me numrin e rritur të investimeve, me ç’rast blerja e makinave regjistrohen në anën e shpenzimeve. Sipas Qeverisë, deri më tash nuk është brengosëse rritja e madhe e deficitit.