Site icon Telegrafi

DefendX24 – Konferenca e Sigurisë Kibernetike me edicioni 2 në Prishtinë

Konferenca vjetore DefendX24 do të mbahet më 24 Tetor, duke filluar nga ora 10:00, e organizuar nga XY Cyber dhe Innovation Centre Kosovo (ICK). Partner medial është Telegrafi.com

Konferenca vjetore DefendX24 do të mbahet më 24 Tetor, duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e ICK-së, e organizuar nga XY Cyber dhe Innovation Centre Kosovo (ICK). Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike në rajon.

Me përkushtim të veçantë për të promovuar dhe zbatuar praktikat më të mira të mbrojtjes kibernetike, kjo konferencë mbledh së bashku ekspertë, institucione mbrojtëse, media, kompani lidere, inovatorë dhe profesionistë të fushës për të diskutuar zhvillimet më të fundit dhe sfidat e ardhshme në këtë fushë jetike. Edicioni 2 i DefendX do të përqendrohet në Inteligjencën e Sigurisë & Mbrotjes, Dezinformimit & Lajmeve të rreme, Ndikimin e AI, dhe parashikimet për 2030.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutime mbi këto çështje dhe të mësojnë nga ekspertët më të mirë të fushës se si të mbrojnë organizatat e tyre ndaj kërcënimeve në zhvillim.

Me një agjendë gjithëpërfshirëse dhe mundësi të shumta për rrjetëzimDefendX24 është platforma ideale për të percjellur trendet dhe për të shkëmbyer përvoja rreth sfidave që paraqet siguria kibernetike në vitet në vijim. Folësit e parë të konfirmuar përfshijnë: Gjeneral Xhavit Gashi, Dr. Debabrata Samanta, dhe Burim Ramadani. Gjatë ditëve në vijim, organizatorët do të publikojnë listën e plotë të folësve dhe panelistëve.

Regjistrohuni tani!

Regjistrimi për DefendX24 është tashmë i hapur! Klikoni këtu për të rezervuar vendin tuaj dhe për të përfunduar regjistrimin. Vendet janë të kufizuara, prandaj regjistrohuni sa më parë për të siguruar pjesëmarrjen tuaj!

Exit mobile version