Site icon Telegrafi

“Defender Europe 2021” e bashkon FSK-në me NATO-n

Në stërvitjet “Defender Europe 21” që organizohet dhe mbikëqyret nga NATO, po merr pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, më 339 ushtarë.

Nënkoloneli Alber Kuçi, tregon edhe qëllimin e kësaj stërvitje.

“Qëllimi kryesor i këtij ushtrimi është validimi i kapaciteteve të këmbësorisë në nivel kompanie”, tha nënkoloneli Kuqi për RTV Dukagjini.

Këto ushtrime po zhvillohen në dy lokacione të ndryshme në komunën e Gjakovës.

E nga monitoruesit e Ushtrisë Amerikane si dhe të FSK-së, ushtarët po vlerësohen maksimalisht.

Një gjë të tillë e pohon edhe kapiteni Xhevahir Hasanaj.

“Deri më tani vlerësimet janë shumë të larta nga ushtria amerikane, po ashtu edhe nga vlerësuesit tanë që  i kemi. Motivi i pjesëtarëve të FSK-së është në nivel të jashtëzakonshëm”, tha kapiteni Hasanaj, transmeton Telegrafi.

Kjo stërvitje shumëkombëshe që planifikohet dhe udhëhiqet nga ushtria amerikane, në të cilën marrin pjesë 28 mijë trupa në 16 shtete të ndryshme të Evropës, po vazhdon nga data 10 maj dhe do të përfundoje më datë 2 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version