Telegrafi

Defekti në linjë, lë gjysmën e Kosovës pa energji elektrike

“Blloku A5 është kthyer në sistemi ndërsa në A3 si pasojë e defektit ka pasur rrjedhje të madhe në kazan. Do të duhet disa ditë për ta riaftësuar bllokun për punë”, tha zëdhënsi i KEK-ut, Viktor Buzhala.

Defekti ka ndodhur rreth orës 10; 30 minuta ndërsa sipas zëdhënsi Buzhala, KEK-u është duke parë mundësin e furnizimit të kunsumatorëve përmes stabilimenteve të veta.

‘Nuk ka problem rreth energjisë elektrike por defekti ka ndodhur në linjën transmetuese të energjisë. KOSTT do të njoftojë së shpjeti lidhur me problemin dhe mundësit për eleminimin e tij", tha ai.

Sipas KOSTT problemi është shkaktuar nga një prishje në stabilimentet e Nënstacionin 220/110 kV Kosova A, gjë që ka rezultuar me daljen nga puna të Transformatorit të parë 220/110 kV në Kosovë, i cili është i vjetër mbi 45 vite.

"Fillimisht problemi është dukur më i madhë se sa në të vërtetë ka qenë, por zjarri i vogël që është shkaktuar është lokalizuar shumë shpejt dhe gjasat për të marrë përmasa më të mëdha janë eliminuar’, thuhet ne komunikaten e kesaj kompanie.

Supozohet se prishja ka ndodhur në izolimin përshkues të transformatorit, e cila ka rezultuar me një zjarr të vogël, por me intervenimin e shpejtë të zjarrëfikësve dhe ekipeve të KOSTT-it është lokalizuar. /Telegrafi/