Zvicra njofton se ka mbyllur hapësirën ajrore pas një defekti kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror që solli dhe ndalimin e fluturimeve.
Lajmi u dha nga zyrtarët e Autoritetit Civil të Aviacionit zviceran.
“Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun ajror për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me SkyGuide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”, thuhet në njoftim.
Në deklaratë nuk u dha asnjë detaj në lidhje me keq-funksionimin e sistemit kompjuterik, por thuhej se, “kërkohet ndjesë për këtë incident dhe pasojat e tij për klientët, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Cyrihut dhe se po punohet për të gjetur një zgjidhje”.
En raison d'une panne informatique chez Skyguide tous les décollages et atterrissages à Genève Aéroport sont suspendus jusqu'à 11 heures ce mercredi matin 15 juin. Les passagers sont invités à suivre les messages des compagnies aériennes.
— Genève Aéroport (@GeneveAeroport) June 15, 2022
Më herët, Aeroporti i Gjenevës tha në një postim në Twitter se po ndalonte të gjitha fluturimet e tij deri në orën 11:00 për shkak të dështimit të sistemit kompjuterik.
Fluturimet ndërkombëtare për në Zvicër po ridrejtoheshin drejt Milanos. /Telegrafi/