Site icon Telegrafi

Defektet e trurit dhe të shtyllës kurrizore tek fëmijët

Shumë nga defektet e mundshme të trurit dhe të shtyllës kurrizore njihen e zhvillohen që në javët e para të shtatzënisë

Të tjera, si holoperozencetana dhe hidrocefalia zhvillohen më vonë. Duhet të bëni kujdes! Sepse dëmtimet mund të jenë fatale, transmeton Telegrafi.

Shumë nga defektet e trurit dhe të shtyllës kurrizore janë të dukshme në kokë ose në shtyllën kurrizore. Shenjat e anomalive që kanë prekur trurin ose shtyllën kurrizore mund të zhvillohen kur preket struktura e hemisferave të trurit dhe palca e kockave.

Dëmtimi i trurit mund të jetë fatale. Shoqërohet me pamjaftueshmëri të rënda në zhvillimin intelektual të fëmijës, çka do të thotë vonesë në pjekurinë e fëmijëve, konvulsione dhe paraliza.

Dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të shoqërohen me paraliza, me mosmbajtje të urinës dhe me humbje të ndjeshmërisë së nervave që ndodhen poshtë defektit të shtyllës kurrizore.

Skeneri dhe rezonanca magnetike mund të vlerësojnë defektin e trurit dhe të shtyllës kurrizore, duke treguar strukturat e brendshme të këtyre organeve.

Disa defekte si këto që shkaktojnë hapje të dukshme ose ënjtje të zonës së dëmtimit të shtyllës kurrizore mund të riparohen me rrugë kirurgjikale. Kur dëmtimet e trurit dhe të shtyllës kurrizore janë të përhershme, kirurgjia parandalon komplikacionet e mëtejshme, duke përmirësuar funksionin.

Disa fëmijë kanë zhvillim gati normal, si rezultat i ndërhyrjes kirurgjikale.

Defektet e tubit neural

Truri dhe shtylla kurrizore zhvillohen nga brazdat e palave, të cilat më vonë formojnë tubin neural. Shtresat indore që vijnë nga ky tub normalisht japin trurin, shtyllën kurrizore dhe shtresat që i mbulojnë ato, ku përfshihen pjesët e vertebrave dhe të meningjeve (cipat e trurit dhe shtyllës kurrizore).

Nganjëherë truri nuk zhvillohet normalisht dhe kjo mund të prekë trurin, shtyllën kurrizore ose meningjit. Në rastet më serioze, indi trunor mund të mos zhvillohet fare dhe kjo quhet anencefali. Ky defekt është fatal.

Një lloj tjetër defekti është kur shtylla kurrizore nuk mbyllet plotësisht dhe qëndron e hapur. Në format e lehta, defekti mund të prekë vetëm kockën (në të cilin vertebra ndahet më dysh). Në këto raste, vertebrat nuk arrijnë të mbyllen, por palca kurrizore dhe cipat e shtyllës kurrizore (meningjet) janë të paprekura. Kjo anomali nuk shkakton simptoma. Në disa raste, meningjet, së bashku me pjesë të trurit, mund të dalin jashtë dhe kjo quhet meningoencephalocele. Ndërsa kur dalin jashtë, meningjet, së bashku me pjesë të palcës së shtyllës, quhet meningomyelocele.

Në raste të tjera, kur nuk dalin jashtë meningjet, por del truri, kemi të bëjmë me encefalocele.

Kur del palca e kurrizit, kemi të bëjmë me myelocele. Dëmtimet e trurit dhe të shtyllës kurrizore ndodhin më shpesh kur masa trunore del jashtë defektit.

Në Spina bifida okulte (e fshehtë) fëmija lind me një anomali të dukshme në pjesën e poshtme të vertebrave.

Simptomat janë një tufë qimesh përreth dëmtimit, hiperpigmentimi i zonës (hemangioma), lëkura e hapur ose një masë e vogël që shihet në këtë zonë. Shtresat e thella të shtyllës kurrizore janë të lidhura me sipërfaqen e saj, e cila është e hapur dhe i ekspozon shtresat e thella ndaj mikrobeve të ndryshme duke favorizuar kështu meningjitin.

Spina bifida: Një defekt i vertebrave

Në Spina bifida kocka e vertebrave nuk formohet normalisht. Shfaqja e saj ka shkallë të ndryshme të seriozitetit. Në një formë, ajo është e fshehtë sa mezi dallohet dhe përfshin vetëm defektin e strukturës kockore, pa përfshirë në të palcën kurrizore dhe meningjet.

Në një formë të rëndë të saj, dalin jashtë si meningiet, edhe palca e kurrizit. E vetmja simptomë e saj është një tufë qimesh, pigmentimi i zonës përreth dëmtimit dhe defekti i lëkurës në vendin e anomalosë…

Forma më serioze është meningomyelocele, në të cilën palca kurrizore, së bashku me meningjet, del jashtë strukturave kockore të shtyllës kurrizore.

Fëmijët e prekur nga kjo anomalie kanë lëkurën të kuqe dhe si të zhveshur në vendin e anomalisë. Ata mund të kenë deficite të rënda.

Nervat e shtyllës kurrizore dëmtohen me rritjen e fëmijës. Mund të ndodhë që shtylla kurrizore të ketë një tumor dhjamor (lipome), i cili mund të çojë në dëmtim të nervave. Për këtë arsye, pas lindjes, tek këta fëmijë duhet bërë vlerësimi i dëmtimit të shtyllës kurrizore dhe të shtresave të saj me ekografi dhe rezonancë magnetike.

Faktorët gjenetikë mund të jenë pjesë e këtyre anomalive. Defekti shpesh zhvillohet para se nëna të marrë vesh se është shtatzënë.

Simptomat e kësaj patologjie varen shumë nga dëmtimi i trurit dhe i shtyllës kurrizore. Meningoencefalocela dhe meningomyelocela shkaktojnë deficite serioze te fëmijët. Këtu përfshihen shtimi i ujit në tru (hydrocephalusi, paaftësia për të mësuar, paraliza dhe dëmtimet e strukturës kockore dhe të artikulacioneve, ulja e ndjeshmërisë se lëkurës dhe problemet me urinim dhe defekimin.

Shumë defekte te tubit neural mund te zbulohen para lindjes. Një nivel i lartë i alfa feto-protemës në gjakun e nënës ose në lëngun amniotik flet për një defekt të tubit neural.

Ekografia e bërë pas javës së 20-të të shtatzënisë duhet të tregojë defektin ose karakteristikat e anomalisë. Fillimi i acidit folik para shtatzënisë dhe 3 muajt e parë të shtatzënisë e ul riskun për defekte të tubit neural rreth 50%. Për këtë arsye, gratë që janë në moshën e riprodhimit dhe duan të kenë një fëmijë, duhet që të nxiten të fillojnë acidin folik para se të ngelen shtatzëna.

Hydrocephalia

Është një grumbullim shtesë i lëngut amniotik në hapësirën përreth masës së trurit, që shkakton kështu zgjerim të kokës dhe probleme të zhvillimit…

Lëngu që rrethon trurin (lëngu cerebrospinal) prodhohet në hapësirën e trurit që quhet ventrikul. Ky lëng duhet të derdhet në vende të ndryshme dhe më pas të përthithet nga gjaku. Në rastet kur nuk mund të derdhet, zhvillohet hydrocefalia e cila shpesh rrit presionin në ventrikuj duke shtypur trurin. Derdhjen e këtij lëngu mund të bllokojnë shumë situata si një defekt i lindur, hemorragji a në tru ose tumoret e trurit.

Rritja e përmasave të kokës mund të jetë një nga shenjat e hidrocefalisë së patrajtuar. Fëmijët zakonisht nuk zhvillohen normalisht, transmeton Telegrafi.

Skaneri ose rezonanca magnetike mund të përcaktojë diagnozën dhe shkallën e shtypjes që i bën trurit lëngu trunor i shtuar. Qëllimi trajtimit është të mbajë një presion normal të trurit.

Një alternativë e përhershme trajtimi është vendosja e një valvule për të derdhur lëngun trunor dhe për të ulur presionin në kokë. Doktori mund të vendosë valvulën në kokë dhe më pas ta hapë në bark ose në një vend tjetër ku mund të derdhet lëngu trunor. Megjithatë pak fëmijë kanë arritur të jetojnë shumë gjatë me këtë mënyrë trajtimi.

Në qoftë se presioni në kokë rritet, mund të bëhen injeksione në shtyllën kurrizore për të hequr lëngun nga truri, derisa të vendoset një valvule.

Disa fëmijë me hidrocefali kanë zhvillim intelektual normal. Të tjerët, veçanërisht ata që zhvillojnë hidrocefali herët në shtatzëni, kanë vonesë mentale, inteligjencë të ulët dhe vështirësi në ambientim. /Telegrafi/

Exit mobile version