Rrugët “Bajram Bahtiri” dhe “Tomori” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc kanë mbetur sonte pa ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur para mbrëmjen e së hënës në rrugën “Bajram Bahtiri”, Prishtinë.
Në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina thuhet se punimet në korrigjimin e këtij defekti janë ndalur për shkak të rrezikut të madh që është shkaktuar në këtë zonë nga shembja e dheut.
Bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë nesër (e martë) në orët e hershme të mëngjesit.