Nicki Minaj ka përjetuar një defekt në gardërobën e saj gjatë pjesëmarrjes në festivalin “Made In America” në Philadelphia, me ç’rast i është ekspozuar gjoksi.
Këngëtarja ishte veshur shumë shkurt, ndërsa pjesa e gjoksit ishte shumë e hapur. Dhe derisa po performonte në skenë asaj i është ekspozuar i gjithë gjoksi.
Minaj ka reaguar shpejt për ta mbuluar gjoksin dhe më pas ka vazhduar me performancën e saj.
Fansat e pranishëm në koncert kanë arritur ta kapin momentin, ndërsa imazhe të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale.
35-vjeçarja vendosi të shkonte në këtë festival, pasi ishte anuluar turneu i saj me Future në Amerikën Veriore, si pasojë e shitjes së dobët të biletave.
https://twitter.com/itschanelnicole/status/1036446437331165184
Megjithatë, reperja i ka përgënjeshtruar raportimet në media duke thënë se arsyeja e anulimit ka qenë mungesa e kohës, duke qenë se e ka shtyrë publikimin e albumit të ri për dy muaj.
Ajo tash do të nisë pjesën evropiane të turneut, ndërsa koncertet në Amerikën Veriore do t’i mbajë në muajin maj të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Not only was the performance EPIC, Queen looked absolutely stunning. She also handled those nip slips well ☕ @NICKIMINAJ #NickixMIA #NickiXMadeInAmerica pic.twitter.com/eRN8MExpia
— BadGyalTingz (@NicMegatron) September 3, 2018