Luftërat e inteligjencës artificiale janë duke u intensifikuar pasi modeli kinez i AI, DeepSeek, u bë një hit dhe tejkaloi ndjeshëm konkurrentët amerikanë kur bëhet fjalë për kostot.
Chatboti me kod burimor u ngjit në krye të listës së App Store-it në 51 shtete, dhe tani është zbuluar se ai drejtohet nga çipi AI i Huaweit.
DeepSeek R1 LLM (model i madh gjuhësor) është trajnuar në çipin Nvidia H100, por përdor çipin Ascend 910C për përfundimin, që është veprimi i përdorimit të modelit të trajnuar për të gjeneruar përgjigje.
Informacioni vjen nga përdoruesi i rrjetit social @Dorialexander, i cili thekson se çipat Ascend nuk merren me trajnimin, kështu që kërkesat për fuqi GPU nuk janë kaq të larta.
Megjithatë, performanca relativisht më e ulët e çipit Ascend 910C kufizon përshtatshmërinë e tij për trajnim.
Huawei planifikon ta zgjidhë këtë problem me çipin e ardhshëm 920C, i cili do të mund të konkurrojë me Blackwell B200, çipin kryesor të Nvidia për operacione AI. /Telegrafi/