Site icon Telegrafi

Deep Gestalt identifikon çrregullimet gjenetike, vetëm duke shikuar fytyrën e pacientit (Video)

Algoritmi teknologjik Deep Gestald mund të identifikojë çrregullimet gjenetike ne fytyrën e pacientit, vetëm duke ia shikuar fytyrën.

Nëpërmjet këtij sistemi, tejkalohen tri teknika në të njëjtën kohë, të cilat klinikat duhet t’i shqyrtojnë nëpër procese të ndara, transmeton Telegrafi.

Zhurnali Natyre Medicine, raporton se Deep Gestald shfrytëzon fotografinë e fytyrës së pacientit, duke e krahasur me një liste prej dhjetë imazheve të pacientëve më të njëjtën gjendje.

Fotografitë që shfrytëzohen, kanë pamjet e atyre që janë diagnostikuar me çrregullime të rralla gjenetike. Teknologjia mund të identifikojë simptomat e sakta, në 91 për qind të rasteve.

“Potenciali i këtij algoritmi në sistemin e kujdesit shëndetësore është i pafund” ka thënë Jorge Cardoso, nga King’s Collage në Londër.

Kritikët e kësaj teknologjie, pretendojnë se algoritmi mund të përdoret si diskriminim ndaj atyre që më herët e kanë pasur këtë gjendje. /Telegrafi/

Exit mobile version