Troy Deeney ishte protagonisti kryesor i ndeshjes që ngriti siparin e javës së 13-të të Ligës Premier. Sulmuesi i Watfordit realizoi golin e barazimit provizor nga pika e bardhë e penalltisë, por Depay dhe Schweinsteiger me rrjetat e tyre i dhanë fitoren Djajve të Kuq.
Nga burgu te rrjeta ndaj Manchester Unitedit është më të vërtetë e çuditshme historia e Deeney. Troy aktualisht 27-vjeç është rritur si futbollistin në sektorin e të rinjve të Aston Villës ndërsa në 2010-n u transferua te Watford. Në 25 Gusht të vitit 2012, ai u dënua me 10 muaj burg për një sherr që kishte bërë në 29 Shkurt të po atij viti në qytetin e tij të lindjes Birningham.
Deeney në fakt kreu vetëm tre muaj burg pasi u lirua me kusht nga policia angleze. Në stolin e Watford ai gjeti një trajner italian pikërisht Gianfranco Zolën.
Por, e gjitha kjo histori ka të bëjë një premtim të sulmuesit anglez. Kur ishte në burg Deeney u premtoi dy shokëve të qelisë se kur të zbriste në fushë kundër Manchester United do ti merrte me vete në stadium.
Nga dita daljes së tij nga burgu te sfida përballë United, kaluan plot tre vjet me Troy-in që realizoi 67 gola në Championship për të bërë të mundur rikthimin e Watford-it në Ligen Premier. Në momentin e hedhjes së shortit për sezonin e ri të kampionatit anglez vëmendja e Deeney-it, ishte e gjitha te sfida ndaj United.
Pasi mësoi se ky takim do të luhej në 21 Nëntor, dy javë përpara kësaj date, sulmuesi u paraqit në zyrat e Watford duke kërkuar gjashtë bileta për shokët e tij të qelisë dhe familjet e tyre. /SS/