Telegrafi

Dedikimi i veçantë i Marinës në ditëlindjen e 39-të të Ghetto Geasyt

Marina dhe Getoar Selimi (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, sot (e shtunë) feston ditëlindjen e 39-të.

Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim special edhe nga partnerja e tij, moderatorja e njohur Marina Vjollca.

Kjo e fundit ka publikuar një imazh të artistit në rrjete sociale dhe ka përzgjedhur fjalët më të mira, duke treguar se sa i rëndësishëm është për të.

“Jam shumë e lumtur që kam një burrë si ti. Çdo ditë është një dhuratë dhe dua që ta ndajmë së bashku”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marina Vjollca

“Urime ditëlindjen dhe dije se të dua më shumë se kurrë”, ka shkruar Vjollca.

Të njëjtit janë martuar katër vite më parë në një ceremoni luksoze në Shqipëri, ndërsa momentalisht jetojnë në po të njëjtin vend.

Geti përgjatë viteve ka sjell një sërë hitesh e bashkëpunimesh që u pritën mirë nga publiku. /Telegrafi/