Telegrafi

Dedikimi i veçantë i Arilena Arës për ditëlindjen e partnerit

Arilena Ara (Foto: Instagram)

Arilena Ara, fituesja e “X Factor”, ka uruar sot (e diel) ditëlindjen e një njeriu të veçantë për të.

Ajo i ka uruar ditëlindjen Popit, siç e njohin të gjithë kryekoordinatorin e spektakleve të ndryshme, përfshirë edhe “X Factor”, të cilin e kishte fituar shumë vite më parë – por jo vetëm kaq.

Ai tashmë është edhe i dashuri i saj, me të cilin është në një romancë dashurie prej shumë vitesh.

“Urime ditëlindjen për njeriun që unë me krenari mund ta thërras baba”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arilena Ara

Krijuesja e hitit “Nëntori” ka bllokuar pjesën e komenteve, duke mos i lënë hapësirë fansave të reagojnë për këtë mesazh.

Të njëjtit janë partnerë në muzikë që një kohë të gjatë e po ashtu shumë të afërt edhe në jetën e përditshme.

Në një intervistë të dhënë më parë, Arilena rrëfeu për njohjen me Kolën duke theksuar se qëndron prapa çdo suksesi të artistes. /Telegrafi/