Telegrafi

Dedikimi romantik i bashkëshortes së Daut Haradinajt në 42 vjetorin e lindjes së tij

Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Lola (Foto: Instagram)

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, sot (e hënë) feston ditëlindjen e 42-të.

Me këtë rast, ai ka arritur të marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, duket se ka rezervuar për të dedikimin më të veçantë.

Daut Haradinaj me bashkëshorten e tij (Foto: Instagram)

Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah tij në InstaStory, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukura për partnerin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lola Haradinaj

“Bashkë si përherë edhe këtë herë. Urime ditëlindjen Dao. Të dua”, ka shkruar krahas imazhit ajo.

Ndryshe, Lola dhe Dauti janë të martuar për më shumë se një dekadë dhe janë prindër të dy fëmijëve: David dhe Troja. /Telegrafi/