Site icon Telegrafi

Dedikimi prekës i Adriana Matoshit për ditëlindjen e vajzës: Do të plotësojë secilën dëshirë që ti e ke

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ndonëse ndan postime të ndryshme me fansat, ajo ditën e sotme (e martë) ka bërë një dedikim për vajzën e vogël të saj, Pinea, e cila feston ditëlindjen.

Artistja shqiptare ka hedhur një fotografi ku shfaqet përkrah saj, në të cilën po ashtu zgjodhi fjalët më prekëse për të bijën.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

“Kur vjen në pyetje Pinea më ndalet fryma e më vjen një superfuqi. Gjithë jetën qofsha me të shty përpara çika jem e ëmbël. Gurit e drurit ka me i ra për me ta plotësuar secilën dëshirë që ti e ke”.

“Të paça të shëndetshme e shumë të hareshme ty e vëllëzërit e motrën tënde bashkë me fëmijët e botës. Urime ditëlindjen zemra ime e diellit”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi

Adriana ndërkaq është nënë e katër fëmijëve, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin e saj, Albert Sylejmanin.

E njëjta muaj më parë ka zyrtarizuar lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. /Telegrafi/

Exit mobile version