Site icon Telegrafi

Dedikimi emocionues i dajës për mbesën që vdiq në aksidentin në Kroaci: Mu nda zemra, nuk prita që do të shkruaj për vdekjen tënde

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, ku autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë u aksidentua dhe si pasojë dhjetë persona humbën jetën.

Në mesin e viktimave ishte edhe Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe.

Daja i të ndjerës, Leotrim Hoxhaj ka shkruar një mesazh prekës për vdekjen e mbesës së tij.

“E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde”, shkruan Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne. E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty. Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koraci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti. Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më. Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës. /Telegrafi/

Exit mobile version