Telegrafi

Dedikimi emocional i Ermalit për Sabriun: Jemi me fat që të kemi, faleminderit që na mbushe shpirtin me dashuri dhe shpresë

Sabri dhe Ermal Fejzullahu (Foto: YouTube)

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, mbrëmë (e shtunë) ka mbajtur një nga koncertet më të veçanta në jetën e tij nga stadiumi i qytetit të Prishtinës “Fadil Vokrri” për qytetarët e izoluar nga pandemia e coronavirusit.

Në fillim të koncertit, ai njëherësh ka mbajtur edhe një fjalim prekës për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe bota në tërësi, e në veçanti Prishtina e tij.

Duke qenë se numëron mbi 50 vite karrierë, performanca e Sabriut u vlerësua tejet shumë edhe nga miqtë e kolegët, teksa një dedikim emocional pranoi edhe nga djali i tij, artisti Ermal Fejzullahu.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi të të atit në llogarinë e tij personale, Instagram dhe e falënderon që na ka mbushur shpirtin me dashuri dhe shpresë në këtë situatë të vështirë për vendin.

Lexo po ashtu Yjet vlerësojnë performancën e Sabri Fejzullahut

“Jam shumë i bindur që ky stadium do të ishte plot e përplot sot ashtu si është zemra jotë. I shtrenjti im jemi me fat që të kemi, faleminderit që na mbushe shpirtin me dashuri, mirësi dhe shpresë, që së shpejti do të bëhet mirë. Të dua”, kanë qenë fjalët e tij krahas fotografisë.

Sabri Fejzullahu (Foto: Facebook)

Ndërkohë, legjenda e muzikës shqipe interpretoi disa nga hitet më të mëdha të tij përfshirë, “Pranvera në Prishtinë”, “Nuk i dua bardhësitë” etj. /Telegrafi/