Telegrafi

Dedaj takohet me Tomor Morinën në burg: Ai është i kënaqur nga trajtimi në Maqedoni

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, është takuar me ish ushtarin e UÇK-së, ndërsa në rrjetin social në ‘Facebook’ shkroi se Tomor Morina, për të cilin Serbia përmes INTERPOL-it kërkon ekstradimin e tij, është i kënaqur për mënyrën se si është trajtuar nga institucionet.

Dedaj shkruan se Tomor Morina është mirë, i qetë, dinjitoz, optimist dhe në mënyrë të plotë është nderë i pafajshëm për shkak se, siç shkruan Dedaj, drejtësia është në anën e tij dhe se së shpejti pritet të kthehet në familjen e tij në Kosovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Falënderojmë institucionet e Republikës se Maqedonisë se Veriut, drejtorinë e burgut ne Shkup, për trajtimin korrekt e miqësore, për lejimin e vizitës sonë, ish ushtarit te UÇK-se, Tomor Morina, i ndaluar kohe me parë, nga autoritetet e Maqedonisë se Veriut, ne baze te një fletearresti ndërkombëtar te INTERPOL-it”, (sic) shkruan Dedaj.

Ndryshe, dje Ministria e Drejtësisë në Gjykatën penale dërgoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Morinës./Telegrafi/