Site icon Telegrafi

Dedaj pyetet nga ZPS për raportet që kishin me UÇK derisa vizituan qytetarët në kohë lufte

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është duke dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dedaj është duke u pyetur për raportet që kanë pasur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ai ka pohuar se gjatë periudhës së luftës, kanë vizituar qytetarë në rajone të ndryshe, për të marrë sa më shumë informacione për gjendjen.

“Kemi hasur me UÇK-në gjatë vizitës në komunën e Malishevë, dhe janë sjellë në mënyrë bashkëpunuese me ne, dhe kanë qenë falënderues që po bëjmë vizita. Ne kemi shkuat me bisedu, me mbledhë informacione, sepse ato kanë qenë të rëndësishme”, tha ai.

Lexo po ashtu Gjergj Dedaj nis dëshminë në Speciale: Rugova ishte themelues i Republikës së Kosovës, Thaçi e përmbylli procesin

Tutje, ai tha se kanë listuar nevojat e qytetarëve dhe shqetësimet e tyre.

Dedaj po ashtu deklaroi së për të gjitha krimet në Kosovë është fajtor Sllobodan Millosheviq.

“Për arsye se Serbia kishte intensifikuar terrorin dhe gjenocidin mbi popullatën civile në Kosovë u detyrova të heq dorë nga mësimdhënia, dhe kapacitet i kam vënë në rend të parë për të vërtetën e Kosovës, dhe pastaj për organizimin e jetës, pasi ishin mbyllur shkollat shqipe, ishin larguar punëtoret shqiptar Kjo ka qenë arsyeja pse jam larguar nga procesi mësimor”, potencoi ai./Telegrafi/

 

Exit mobile version