Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, i cili është emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se njohjet e shtetit të Kosovës nuk janë merita personale.
Dedaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tendencat për të personalizuar njohjet janë dëshmi e narcisoizmit dhe piraterizimit politik.
Postimi i plotë i Dedajt:
“Njohjet e Kosoves nuk jane merita personale!
Pirateria politike e demton imazhin e Kosoves!
Kosova qe nga shpallja e pavaresise, me 17 Shkurt 2008, ka marrur nje numer te konsideruar njohjesh, e keto njohje nuk jane ase atehere dhe as tani merite personale, jane merite e nje gjenerate te tere politike ne dekadat e fundit, e gjakut dhe luftes per liri dhe martirizimit heroik te popullit te Kosoves.
Shtetet serioze e njohin nje shtet, ne baze te se drejtes nderkombetare dhe te verdiktit te GJND dhe jo per hater te filanit apo fistekut.
Tendencat per te personalizuar njohjet jane deshmi e narcisoizmit dhe piraterizmit politik, per poena dhe marketing personal e partiak, dhe si te tilla jane te demshme,uzurpatore dhe te pa verteta!”, ka shkruar Dedaj.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj tash e një kohë është duke e pritur miratimin nga ana e shtetit maqedon për të shkuar atje në shërbim diplomatike, në postin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni. /Telegrafi/