Telegrafi

Kontaktohet nga Specialja, Dedaj: Prokurori më pyeti nëse kam ndonjë kërcënim

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe ish kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka njoftuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale.

Dedaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë së të premten në orët e vona është kontaktuar nga prokurori i Gjykatës Speciale.

“Qëllimi i kësaj thirrje, sipas tyre ishte të më njoftojnë me caktimin e prokurorit të rastit, siç më njohtuan, pa më specifikuar se për çfëre rasti bëhet fjalë!  Veç tjerash, prokurori më pyeti se a kam ndonjë kërcënim apo ndonjë shqetësim!”, ka shkruar Dedaj, përcjell Telegrafi.

“Njohtoj opinionin se jam i gatshëm, përkundër dëshirës sime, në çdo çast t’i  përgjigjem ftesave të Gjykatës Speciale, për të dëshmuar luftën epike të drejtë dhe  çlirimtare të UÇK-së, për vetëmbrojtje, liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi, duke kërkuar me çdo kusht, çmim e sakrificë, drejtësi dhe dënim, për pergjegjësit e 400 masakrave makabre serbe në Kosovë , të 20.000 dhunimeve dhe afër 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullatës kosovare, gjatë viteve 1998/1999, në Kosovë!”, ka shkruar ai

Postimi i plotë i Dedajt:

“U  kontaktova nga Gjykata Speciale !

Diten e premte, te dates 22 janar 2021, ne oret e vona, permes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjates Speciale, ne Hage!

Qellimi i kesaj thirrje, sipas tyre ishte te me njohtojne me caktimin e prokurorit te rastit, siq me njohtuan, pa me specifikuar se per çfare rasti behet fjale!

Veq tjerash, prokurori me pyeti se a kam ndonje kercenim apo ndonje shqetesim!

I thash s’kam patur dhe nuk kam asnje kercenim nga askush, e per sa i perket shqetesimeve,ia permenda shqetesimet i mija me rastin e infektimit tim dhe te gjithe antareve te familjes sime me virusin COVID-19, gjate muajit te kaluar.

Njekohesisht i vura ne dijeni se shqetesim i yni me i madh, tash e 22 vite, eshte edhe mos zbardhja e krimit serb mbi dhjetra antare te familjes sime, si dhe mos zbardhja e masakres se Mejes se Gjakoves, ku forcat serbe me 27 prill 1999, vrane mizorisht mbi 380 civil shqiptar te pafajshem, ndonese askush nuk eshte arrestuar nga serbet ,per kete masaker kunder njerzimit!

Njohtoj opinionin se jam i gatshem, perkunder deshires sime, ne çdo çast t’i  pergjigjjem ftesave te Gjykates Speciale, per te deshmuar luften epike te drejt dhe  çlirimtare te UÇK-se, per vetembrojtje, liri, drejtesi, barazi dhe pavaresi, duke kerkuar me çdo kusht, çmim e sakrifice,drejtesi dhe denim, per pergjegjesit e 400 masakrave makabre serbe ne Kosove , te 20.000 dhunimeve dhe afer 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullates kosovare, gjate viteve 1998/1999,ne Kosove!

Mbase keto krime dhe ky gjenocid serb, ne Kosove, do duhej te kishte trajtim  dhe pergjigje nga Drejtesia Nderkombetare!”(sic.), ka shkruar Dedaj. /Telegrafi/