Site icon Telegrafi

Deda: Zgjedhjet në Drenas, fundi i politikës klienteliste

Deputeti Ilir Deda po konsideron se rezultati i rundit të parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, tregon se ka ardhur fundi i bastioneve politike në Kosovë.

Ai ka shfaqur mbështetje edhe për kandidatin e NISMA-s, Isa Xhemajlaj që garon në balotazh me Ramiz Lladrovcin e PDK-së, duke folur se sa i rëndësishëm është ndryshimi në këtë komunë, në votimet e janarit 2017.

“Zgjedhjet në Drenas janë fillimi i fundit të monopoleve e bastioneve politike në Kosovë. Vetëdijësimi në rritje i qytetarëve e zhbën politikën klienteliste. Demokratizimi që filloi në Drenicë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet të rezultojë me ndryshim e kryetar të ri në janar 2017. Urime Isa Xhemajlajt dhe Xhavit Drenorit në suksesin e arritur”, ka shkruar Dedaj në Facebook./Telegrafi/

 

Exit mobile version