Ish–deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ilir Deda, ka theksuar se ai i ka vendosur një vijë të kuqe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Deda ka thënë se beson se bashkëpunimi me VV-në do të vazhdojë në frontin opozitar, madje ai nuk i ka kursyer fjalët e mira për ish partinë e tij, duke theksuar se VV-ja mbetet katalizatori i forcës së ndryshimit në Kosovë.
“Kemi një regjim të egër, të korruptuar dhe kriminal dhe duhet ta ndryshojmë. Bashkëpunimi i cili nuk ka mundur të realizohet nën një ombrellë politike, nuk do të thotë që nuk do të realizohet në një formë tjetër”, ka shtuar Deda, i cilit sot zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga VV dhe në muajt e ardhshëm pritet të formojë një partie të re. /Telegrafi/