Site icon Telegrafi

Deda thotë se është shqetësues paragrafi i fundit në letrën e Donald Trump

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, vlerëson se letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë se sa shumë ka avancuar dialogu mes Thaçit me dhe presidentit të  Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Nga letra e Trump mund të shihet se sa ka avancuar dialogu mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe sa afër marrëveshjes janë. Sot në mënyrë simultane është lajmi i ardhur nga Brukseli, ku Brukseli dhe Washtingtoni e ’emërojnë’ Thaçin si përfaqësues i Kosovës në bisedime me Serbinë”, tha ai

Por, Dedën në këtë letër e ka shqetësuar edhe diçka tjetër, njofton Klan Kosova.

“Më shqetëson paragrafi i fundit i letrës së Trump që e bënë të qartë që ekziston mundësia se në një kohë të shkurtë Thaçi dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen. Është shqetësuese pasi Thaçi nuk ka dakordancë në Kosovë që të jetë përfaqësues, e dyta nuk ka dakordancë që korrigjimi i kufirit me Serbinë të jetë pjesë e marrëveshjes finale”, ka thënë Deda.

Megjithatë sipas Dedës e gjithë kjo ka qenë e pritshme për një arsye.

“E gjithë kjo ka qenë e pritshme duke marrë parasysh refuzimin e partive të mëdha politike për të bërë konsensus e këto parti të mëdha do të kenë përgjegjësinë më të madhe nëse Thaçi pa mandat e nënshkruan marrëveshjen me Serbinë që përfshin ndarjen e Kosovës me korrigjimin e kufirit”, ka thënë Deda.

Exit mobile version