Site icon Telegrafi

Deda thirrje qytetarëve: Është e domosdoshme që sot, sa më shumë nga ne të jemi prezent në protestë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin sa më shumë pjesë në protestën e thirrur për sot ku do të kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Deda përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “Nuk e pranojmë plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtetit tone”,

Postimi i plotë:

Miq të dashur,
Është e domosdoshme që sot, sa më shumë nga ne, të tregojmë me prezencën tonë në #protestoj që jemi për drejtësi pa politikë, jemi për dinjitet pa fyerje kolektive që na bën pushteti i mentalitetit gllabërues, dhe që nuk dorëzohemi e as që e ulim kokën para shtetit të kapur. Nuk e pranojmë plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtetit tonë.
Ju lutem shpërndajeni sa më shumë thirrjen e mëposhtme për protestë.
Shihemi në shesh në ora 18:00.

Exit mobile version