Site icon Telegrafi

Deda thirrje opozitës: Çka mund të parandalohet që sot, nuk mundet të ndalet nesër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda vlerëson se po të kishte në Kosovë një opozitë të mirëfilltë, presidenti Hashim Thaçi nuk do të ishte tanimë as president.

Si rrjedhojë, siç ka thënë ai “Thaçi do t’i harronte aventurat e korrigjimit të kufijve – dhe tashmë as nuk do të ishte në Austri me Aleksandrin”.

“Mungesa e koordinimit dhe iniciativës opozitare na bën të gjithëve bashkëpjesëmarrës në këtë katrahurë të përgjithshme politike e shoqërore. Veç që s’ka me vajtu e me akuzu në fund kur ta shohim rezultatin “final”. Sepse çka mund të parandalohet që sot, nuk mundet të ndalet nesër”, ka shkruar Deda në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version