Site icon Telegrafi

Deda: Thaçi po e pengon arritjen e konsensusit, që të jetë në krye të dialogut

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se si parti nuk kanë ndryshuar qëndrimin se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për të udhëhequr dialogun me Serbinë në Bruksel.

Sipas Dedës, Thaçi nuk mund të ndërtojë konsensus, madje ka theksuar se ai edhe po pengon që të arrihet një konsensus në mes partive politike në vend për çështjen e dialogut.

“Hajde ta imagjinojmë që Hahjaga është presidente, a mendon dikush se ajo do të shkonte që dialogonte me Vuçiqin. Nuk do të ishte. Nuk jemi budallenj dhe nuk jemi analfabet politikë që të biem në gracka të tilla. Kuvendi e ka mandatar Qeverinë dhe nuk i ka hequr mandatin”, ka thënë Deda në Klan Kosova.

“Thaçi fatkeqësisht po bën gjithçka që të mos ketë konsensus politik dhe e ka personalizuar çështjen e dialogut. Thaçi po e pengon arritjen e konsensusit të partive politike duke u imponuar në çfarëdo forme që të jetë në krye të këtij procesi”, ka shtuar ai.

“Koha e personalizimit të proceseve në Kosovë ka ndryshuar”, është shprehur ai në Info Magazine.

Deputeti Deda ka drejtuar kritika edhe karshi kryeministrit, Ramush Haradinaj për dialogun në Bruksel.

“Kryeministri ka thënë se nuk dua ta ushtrojë autoritetin që e kam nga Kuvendi gjë e cila nuk ndodh në asnjë shtet në botë. Ai duhet të thotë se unë po ua kthej mandatin/autorizimin dhe merruni vesh për dikë tjetër”.

Exit mobile version