Telegrafi

Deda refuzon të jetë pjesë e degradimit të opozitës, kërkon rirreshtim politik

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda përmes një postimi në Facebook ka thënë se opozita e pabashkuar më shumë energji shpenzon duke u akuzuar ndërmjet vete sesa që mirret me të pabërat e qeverisë.

“Opozita e pabashkuar më shumë energji shpenzon duke u akuzuar ndërmjet vete sesa që mirret me të pabërat e qeverisë. Qytetarët as që po mirren më me degradimin e politikës, që tani është duke ua mbytyr edhe një pikë shprese që kishin”, ka shkruar Deda.

Ai ka theksuar se refuzon të jetë pjesë e këtij degradimi

“Refuzoj të jem pjesë e këtij degradimi.

Rirreshtimi politik për ta nxjerrë Kosovën prej mënyrës së qeverisjes diletante që dominon te ne qe gati 17 vite (!!!) është më se i domosdoshëm. Dhe do të ndodhë”, shkruan Deda./Telegrafi/