Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Lista Serbe po ndërmerr hapa të njëanshëm për të krijuar realitete të reja në Kosovë, e që si qëllim final kanë ‘kufirin e ri në Ibër’.
Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë që politikanët liderë të vendit janë të papërgatitur për lojëra të tilla, e Kosovën pa asnjë lloj konsensusi.
Postimi i plotë i Dedës:
“Në finalen e dialogut për “normalizim” Kosovë-Serbi, tash me daljen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës dhe vendimin që në mënyrë të njëanshme ta krijojnë Bashkësinë e komunave serbe, vazhdon përplasja me ndërmarrje të hapave të njëanshëm. Dihet qëllimi përfundimtar – kufiri i ri në Ibër.
Kjo taktikë dhe strategji në politikbërje dhe krijim të “realiteteve të reja” e gjen lidershipin tonë shtetëror të papregaditur, e Kosovën pa asnjë lloj konsensusi – sepse një pjesë e lidershipit është për ndarje, pjesa tjetër është kundër.
Dhe derisa Serbia hyn në konsolidim të pozicionit të vet strategjik negociator me krijim të “realiteteve të reja”, neve në Prishtinë na pret një vazhdim i lojës politike e taktike, natyrisht gjithnjë taktike. House of Cards, verzioni i Kosovës, vazhdon”, ka shkruar Deda. /Telegrafi/