Deputeti i koalicionit LAA dhe lideri i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se votat nuk i ka as koalicioni LAA dhe as PAN-i.
Deda thotë se për zgjidhjen e këtij problemi duhet të përdoret racionalitet politik, pasi siç tha me vota janë 60 me 60.
Situatën e krijuar politike Deda e quajti si të diçka të re.
“Tash është krijuar një situatë e re. Jemi duke hyrë në një krizë institucionale. Tash jemi në një moment të ri politik. Koalicioni PAN mund të llogarisë në 60 vota. Të njëjtën gjë e kemi edhe ne. Pra, tash akëkush nuk i ka numrat”, tha Deda.
Ai ka thënë se edhe bojkotimi i seancës së nesërme tregon se nuk janë votat. Deda ka thënë se kjo situatë duhet të kalohet vetëm me një racionalitet politik.