Site icon Telegrafi

Deda, për subjektin e ri politik: Nuk vuajmë nga obsesioni problematik i Kosovës, për të qenë udhëheqës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ilir Deda, ka theksuar se kakofonia e zërave të cilët po e sulmojnë atë dhe Mimoza Kusari – Lilën, nuk do t’i zmbrapsë ata nga konsolidimi i njerëzve për ta bërë një ofertë politike në Kosovë.

Ai ka thënë në emisionin “Zona – B, të Klan Kosova, ka theksuar se ai dhe Mimoza Kusari – Lila, si dy fillestarët e projektit të ri politik, janë mësuar më akuza dhe etiketime, sepse sipas tij, ata janë tash e disa vite në skenën politike.

“Ne, gjenerata e re, që jemi nëpër parti politike, duhet me u rireshtu. Gjitashtu duhet me ndodh kyçja në politikë e atyre që nuk janë pjesë e politikës. Na jemi të pangarkuar se kush është udhëheqës i konceptit që do të prezentohet në një të ardhme të afërt. Obsesionimi me udhëheqës është një prej problemeve të mëdhaja në Kosovë”, ka shtuar Deda.

Sipas tij, nuk është problem se kush do të na udhëheq, dhe se ky është problemi ma i vogël.

“Nëse në nuk kemi sukses për shkak të pyetjes se kush është i pari, atëherë nuk ia vlen me u marrë me politikë”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Exit mobile version