Telegrafi

Deda për Specialen: Disa po duan ta kthejnë Rezolutën 1244

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka shprehur bindjen se liderët e koalicionit qeverisës kanë vendosë që ta izolojnë dhe ta defunksionalizojnë shtetin e Kosovës.

“Tërheqja prej obligimeve ndërkombëtare e heq Kosovën prej subjektivitetit të drejtës ndërkombëtare në marrëdhënie ndërkombëtare, e izolon Kosovën dhe e kthen Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Interesat e një grupi shumë të vogël të politikanëve të Kosovës nuk mund të vihen para interesave të gjithë qytetarëve dhe shtetit tonë”, ka thënë Deda. “Nuk mund ta fundosim të ardhmen për shkak të 15-20 politikanëve”.