Politika kosovare është diskredituar dhe krijimin e një subjekti të ri politik, qytetarët e shohin si shpresë. Kështu ka thënë në një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda.
Deda, një ndër iniciatorët e themelimit të një iniciative të re politike, është shprehur se nuk dëshiron të kontribuojë më në projektet politike të të tjerëve, andaj edhe synon të themelojë subjektin e ri bashkë me një numër të madh qytetarësh, të cilët do të jenë që nga fillimi hisedarë të projektit, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kolegji.
“Në subjektin e ri duhet dhe do të bashkohen jo vetëm qytetarë të pakënaqur, por edhe njerëz të brezit të ri, që janë të shpërndarë nëpër parti të ndryshme politike”, citohet të ketë thënë Deda, i cili ka shtuar se
Sipas tij, subjekti i ri politik, i cili pritet të themelohet në fund të qershorit, do të ketë në fokus programin për individin.
Deda ka theksuar se do t’i iket konceptit të liderizmit dhe udhëheqësi i subjektit të ri politik do të zgjedhet bazuar në rezultatet e një sondazhi, nëpërmjet të cilit do të matet përkrahja politike e njerëzve që do të jenë iniciatorë të projektit, thuhet në komunikatën e kolegjit.