Deputeti Ilir Deda në tryezën e partive politike të organizuar nga lëvizja Vetëvendosje tha se megjithëse si opozitë janë të interesuar për zgjedhje, nuk i kanë 61 vota për rrëzimin e Qeverisë.
Ai tha se për këtë tryezë ka qenë e paraparë që temë e diskutimit të jetë dialogu me Serbinë, e jo zgjedhjet.
” Albin, kjo tryezë nuk e rrëzon qeverinë. Nuk i kemi 61 deputetë për të rrëzuar qeverinë”, u shpreh Deda.
Ai tha se ligji ekzistues i zgjedhjeve nuk e garanton mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Deda tha se temë primare do të duhej të ishte dialogu me Serbinë dhe sipas tij aktualisht është një kidnapim i procesit nga një njeri në këtë dialog, raporton Telegrafi.
Sipas tij, nëse nuk merren vesh si parti politike se kush do të udhëheqë me dialog, atëherë me të do të vazhdojë të merret presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/