Site icon Telegrafi

Dedaj kundër Kosovës në organizata islamike

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj e ka kundërshtuar hapur Behgjet Pacollin në përpjekjen e këtij të fundit që Kosovën ta anëtarësojë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI), duke vlerësuar se duhet pasur prioritete tjera.

“Jo, Kosova në OBI”, kishte shkruar Dedaj.

Ai përballë njohësit të rrethanave në Lindjen e Mesme, Mustafa Bajrami në Klan Kosova ka thënë se nuk duhet të futën çështje Islamike në anëtarësimin e Kosovës para Bashkimit Evropian, para NATO-s, para Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Me fut çështjet tjera para Bashkimit Evropian, para NATO-s, para Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së) unë mendoj që këta që dëshirojnë të marrinë këso vendime e dëmtojnë Kosovën”, ka thënë Dedaj.

Exit mobile version