Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reaguar ashpër pas lirimit të menjëhershëm të pesë serbëve, të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm pas një aksioni të policisë në Gjilan.
Deda ka kritikuar institucionet e vendit duke thënë se ajo që u pa sot, ishte vetëm një “show”.
Postimi i tij i plotë:
Kur një shtet dyshon dhe arreston individë për “kërcënim të sigurisë nacionale” – ja i arreston me të vërtetë sepse po e rrezikojnë atë siguri, apo nëse nuk e rrezikojnë – nuk bën shoë fare me arrestime.
Arrestimi me pompozitet dhe lirimi i menjëhershëm i “kërcënuesve të sigurisë nacionale” është diletantizëm i dorës së parë.
Përndryshe, edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me partitë politike përbën “kërcënim të sigurisë nacionale”.