Telegrafi

Deda: Kosovës i duhet patjetër ndryshimi i qeverisjes, këtë mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka komentuar situatën e krijuar politike. Ai ka thënë se më ndershëm është me e kuptu dhe me e humbë pushtetin me dinjitet, se sa me e shfaqë aq haptas panikun.

Deda në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se, nuk ka pushtet të përjetshëm, as parti qeverisëse të përjetshme, e as opozitë të përjetshme.

“Rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv, si për ata që e marrin qeverisjen, si për ata që dalin në opozitë. Ky është thelbi i demokracisë dhe i shoqërive të lira.
Asnjë garë zgjedhore nuk është jetë o vdekje”, ka thënë Deda, transmeton Telegrafi.

Deputeti Deda ka theksuar se, Kosovës i duhet patjetër ndryshimi i qeverisjes, dhe këtë sipas tij, mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar, rreth një programi të saktë e ambicioz qeverisës./Telegrafi/