Telegrafi

Deda: Korrigjimi i kufijve do të jetë temë, derisa Thaçi të jetë protagonist në dialog

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve nuk është në tavolinë, por nuk është e vdekur.

“Pozicioni gjerman konfirmon se nuk vjen në konsiderim korrigjimi i kufijve. Por unë mendoj që ende ka lobim të fortë në Perëndim, nga njerëz të paguar, që të ketë korrigjim të kufijve”, tha ai për RTK.

“Tema e korrigjimit të kufijve nuk është në tryezë, por nuk është e vdekur. Kjo temë do të jetë e gjallë derisa zoti Thaçi të jetë aktor në dialog”, ka thënë Deda.