Telegrafi

Deda: Jetojmë në kohën e komedisë

“Mendoj se sot është koha e komedisë. Jo që mungon humori, por në sensin që Shqipëria ka përjetuar shumë tragjedi. Jam dakord me faktin që çdo mbledhje politike apo lokale në Shqipëri, prodhon humor dhe nuk na mungon humori në këtë anë, madje ka shume njerëz që e kuptojnë dhe qeshin”.

“Mendoj që për ta goditur publikun, mënyra e drejtpërdrejtë është te realizosh një komedi apo skeç, diçka që në përbërje ka humor, sepse ai godet aty ku duhet. Kjo nuk do të thotë se të lihet elementi dramatik pa u cekur, sepse pa pasur elementin dramatik, nuk ke se si të nxjerrësh humorin. Elementi dramatik është shqetësimi i përbashkët”, ka thënë Juliani gjatë një interviste për të përditshmen shqiptare “Koha Jonë”.

Ish-aktori i spektaklit “Portokalli”, së fundi i është kthyer teatrit pas një mungese trevjeçare, për të luajtur në shfaqjen teatrale “Dorëzimi”, me regji të Gent Bejkos. /Telegrafi/