Site icon Telegrafi

Deda jep lajme të këqija për Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn

Deputeti nga radhët e koalicionit LAA, Ilir Deda, ka thënë se koalicioni PAN nuk do ta ketë as edhe një votë të LAA-së për Kadri Veselin si kandidat për kryeparlamentar por as për Haradinajn për kryeministër.

“Është shumë për keqardhje që gati dy muaj ditë na diskutojmë për mjegullën e krijuar prej eksponentëve të koalicionit PAN thuajse kontrabanda e deputetëve është normale”, ka thënë Deda.

“I keni dëgjuar prononcimet tona që nuk ka deputet në koalicionin tonë që do t’i japim votë PAN-it, nuk do t’i japim zotit Veseli votë për kryetar Kuvendi e as Haradianjt për kryeministër. Mbetet të shihet në seancën e 3 gushtit që do ta shohin të gjithë ma që kjo mjegull e krijuar qe një muaj e gjysmë ka pas për qëllim bastardimin e jetës politike në Kosovë”, ka thënë Deda, raporton Periskopi.

Deda tha se vendi nuk do të hyjë në ndonjë krizë politike, pasi që sipas tij, ai që ka shumicën do ta krijojë qeverinë.

“Nuk ka nevojë të ketë krizë parlamentare, thjesht duhet të votohet dikush tjetër si kryetar i Kuvendit dhe pas dështimit të tyre do të ecim ashtu sit ë gjitha vendet parlamentare. Ai që ka shumicën do ta krijojë Qeverinë”, ka thënë Deda.

Exit mobile version