Ilir Deda nga Alternativa tha se takimi konsultativ nuk do të thotë se ata vijnë në takim dhe duhet patjetër t’i dëgjojnë kërkesa e propozimet e PAN-it.
Deda tha se vet Enver Hoxhaj javën e kaluar ka propozuar që seancat të mbahet më 17 ose 18 gusht, ndërsa thash propozon më 24 gusht.
“Takimi konsultativ nuk do thotë se vijmë dhe i dëgjojmë kërkesat e propozimet tua. Ju Enver e dini shumë mirë. Vet keni thanë se seanca e radhës të mbahet më 17 ose 18 gusht, ndërsa tash thoni të mbahet më 24 gusht. Kjo është lojë e juaja dhe përqeshje. Korrektësia duhet të jetë edhe prej jush dhe bile minimale. Ka me pas çështje më të mëdha dhe kështu nuk ecet përpara. Duhet mu marr vesh. Marrëveshja duhet të respektohet. E kemi ditë që kështu do të thoni. Nuk është aspak korrekte. Qysh me ju besim që ju do të vini më 24 në seancë”, tha ndër të tjera, Ilir Deda. /Telegrafi/