Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka folur rreth arrestimit të sotëm të drejtuesve të kolegjit “Mehmet Akif”.
Deda ka thënë se arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” është shkelje flagrante e Kushtetuës së Kosovës dhe se kjo do të ketë pasoja.
“Arrestimi dhe deportimi i “gulenistëve” në Kosovë është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qëndrimit përkatës të Këshillit të Evropës – direkt të zbatueshme në Kosovë me Kushtetutën tonë. Do të thotë, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës.
Shihni tash – ndër të tjera – pasojat për aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Deda në Facebook. /Telegrafi/